Connect with us

Politike

KRAHASIMI- Mbyllet numërimi në 6 qarqe, socialistët fitojnë thellë?

Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit po vjen drejt fundit! Në 6 qarqe të vendit numërimi ka mbaruar dhe pritet të nisë shfletimi i votave preferenciale. Nga të gjitha qarqet e numëruara deri më tani plotësisht, Partia Demokratike ka fituar vetëm në 2 qarqe, në Kukës dhe në Lezhë, por as këto fitore nuk e kanë ngushtuar diferencën e votave që ka me Partinë Socialiste. Në të gjitha qarqet e tjera duket se Partia Socialiste ka fituar bindshëm. E vetmja gjë që ndryshon në këto qarqe është “forca e tretë”.

Në Berat, Partia Demokratike ka marrë 19486 vota, përkundrejt 36863 të Partisë Socialiste. Në këtë qark, e treta është listuar koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” siguroi 4555 të tilla. Në vitin 2021, në Berat, Partia Socialiste ka marrë 42355 vota, ndërsa PD-AN ka marrë 23038 vota, ose 30.46%. Pra socialistët kanë pasur rritje, opozita tkurrje votash.

Edhe Dibra është ngjyrosur rozë me 32146, teksa demokratët morën thuajse 10 mijë më pak (rreth 21790). Forca e tretë në këtë qark doli Partia Socialdemokrate me 1315 vota. Në 2021, e përkthyer në vota PD-AN ka marrë 29 020 vota, ndërsa PS ka marrë 28 742, ose 44.70 %. Sërish socialistët kanë rritje, opozita rënie votash.

Diferencë të thellë kishte edhe Korça, me socialistët që grumbulluan 57213 qytetarë për të votuar për ta, ndërsa demokratët vetëm 36405. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ishte forca e tretë me 4520 vota. Në 2021, PS ka marrë 60, 543 vota, ndërsa PD-AN ka marrë 50,479 vota. Mesa duket të dyja partitë politike kanë pasur “rrjedhje” votash.

Kukësi mbeti bastion i Partisë Demokratike me 18934 vota, ndërsa socialistët morën 10970 vota. Partia Socialdemokrate mori thuajse gjysmën e votave të Partisë Socialiste, duke grumbulluar 5061 vota. Edhe pse fitoi, Partia Demokratike ka pësuar rënie, pasi në zgjedhjet e 2021, siguroi 24 071 vota. Por duket se edhe rënie kishin dhe socialistët, pasi në 2021 kishin marrë 13 856 vota.

Në Lezhë diferenca ishte më e ngushtë, por sërish i dha fitoren Partisë Demokratike.

Opozita mori 29484 vota, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë mori 27585. Edhe në këtë qark, e treta doli sërish koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, që siguroi 3614 vota. Në Lezhë, nga 2021, Partia Demokratike ka sërish rënie në vota, pasi kishte marrë 33998 vota, socialistët duket se nuk kanë shumë luhatje nga zgjedhjet e fundit ku kishin siguruar 27269 vota.

Në Vlorë, edhe njëherë triumfoi Partia Socialiste me 53235, përkundrejt 24134 të opozitës. Agron Shehaj i “Mundësia” zhgënjeu në vendlindjen e tij, duke i lënë vendin e tretë koalicionit “Shqipëria Bëhet”, që siguroi 4905 vota. Nga 2021, socialistët kanë humbur vota, pasi kishin marrë 59023 të tilla, por rënie kanë pasur edhe demokratët që kishin marrë 4 vite më parë 32128 vota.

REZULTATET E DERITANISHME:

BERAT

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 19486
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 683
3. Lëvizja Atdheu LA 122
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 417
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 36863
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 4555
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 113
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 64
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 42
10. Partia Mundësia MUNDESIA 1359
11. Partia Socialdemokrate PSD 250

DIBER

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 21790
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 230
3. Lëvizja Atdheu LA 48
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 629
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 32146
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 666
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 38
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 23
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 17
10. Partia Mundësia MUNDESIA 310
11. Partia Socialdemokrate PSD 1315

KORÇË

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 36405
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 819
3. Lëvizja Atdheu LA 122
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 1036
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 57213
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 4520
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 151
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 72
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 206
10. Partia Mundësia MUNDESIA 2247
11. Partia Socialdemokrate PSD 2518

KUKËS

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 18934
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 109
3. Lëvizja Atdheu LA 44
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 88
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 10970
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 227
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 45
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 3
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 39
10. Partia Mundësia MUNDESIA 241
11. Partia Socialdemokrate PSD 5061

LEZHË

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 29484
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 316
3. Lëvizja Atdheu LA 67
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 1594
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 27585
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 3614
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 48
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 13
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 81
10. Partia Mundësia MUNDESIA 734
11. Partia Socialdemokrate PSD 1791

VLORË

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 24134
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 990
3. Lëvizja Atdheu LA 105
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 707
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 53235
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 4905
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 229
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 107
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 313
10. Partia Mundësia MUNDESIA 4539
11. Partia Socialdemokrate PSD 1392

Advertisement