Connect with us

Politike

Kraja i përgjigjet Alibeajt: Jemi të bindur dhe i qëndrojmë deri në fund kërkesës për arrestim! Gjykata na ka dhënë të drejtë

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues nga radhët e opozitës, pyeti prokurorin e SPAK Arben Kraja se pse nuk u veprua njëlloj si me Saimir Tahirin në 2017. Kraja tha se janë të bindur për kërkesën e tyre dhe i qëndrojnë deri në fund pasi kanë vepruar në bazë të ligjit.

‘Kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi. Kemi paraqitur atë kërkesë që na ka miratuar edhe gjykata. Jemi të bindur dhe i qëndrojmë kësaj deri në fund.  Do t’i referohemi kushteve të pretendimit. Kur një deputeti duhet të caktohet masa e arrestit, burg ose shtëpi, prokurori kërkon autorizim. Gjithë debate është se çfarë do të thotë heqje lirie. Heqje lirie nuk është kufizim. Kufizimi më i ngushtë. Një nga masat shtrënguese që parashikohet është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik. Nëse ne vijmë me kërkesë për arrest dhe Kuvendi nuk e miraton. Masat e tjera janë ato që ju thash unë. Në atë kohë prokuroria ka kërkuar arrest në burg apo kontrolle. Gjithë debate zhvillohet mbasi janë bërë ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit. Gjithë debate është zhvilluar deri kur ka të drejtë prokuroria. S’kemi vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kërkesën.

Advertisement