Kosova
Krasniqi: Alarmuese, kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar alarmuese anulimin e takimit të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë.Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për Shqipërinë.
”Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Sips kryeministrit Edi Rama, nuk janë kushtet për një takim të formatit të panifikuar dhe ka treguar se i ka kërkuar Kurtit takim në format më të ngushtë, por që kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar.