Connect with us

Kosova

Krasniqi do më shumë/ PDK kundër konfliktit të ngrirë me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas njoftimit të PDK-së, Krasniqi ka njoftuar Kryesinë për takimet dhe komunikimet e ditëve të fundit që ka pasur me aktorë të ndryshëm, vendorë dhe ndërkombëtarë, pas dakordimit të kryeministrit Albin Kurti për Propozimin evropian.

PDK-ja ka thënë se qëndrimi i saj mbetet i konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me këtë marrëveshje, “e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final. Ajo po i bën dëm Kosovë dhe e zvarrit në pafundësi konfliktin e ngrirë me Serbinë.

Advertisement