Kosova
Krasniqi – Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti.
Krasniqi tha se ideale do të ishte një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti, qoftë siç tha ai, dhe “një shpërndarje e Kuvendit” dhe theksoi se PDK-ja do të bllokojë çdo gjë të mundshme në Kuvend, për shkak se siç tha ai, “Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, Kosovën e kanë çuar larg në një kurs krejtësisht të gabuar, në një kurs konfrontimi me aleatët kryesorë”.