Connect with us

Bota

Kremlini: Nuk e njohim gjykatën e Hagës, konflikti zgjidhet me luftë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov komentoi sot në mëngjes zërat për urdhër-arreste të mundshme nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër eksponentëve rusë, duke thënë se “nuk e njohin” gjykatën në Hagë. Nga ana tjetër thotë se konflikti nuk do të zgjidhet në mënyrë paqësore.

“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e atyre vendeve që tashmë kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për ta sjellë zgjidhjen e këtij konflikti në një drejtim paqësor, por përsëri, kjo ende nuk është e mundur. Deri më tani, ky konflikt është zgjidhur me mjete ushtarake. Ne duhet të arrijmë qëllimet tona. Tani është e mundur vetëm me mjete ushtarake”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Advertisement