Connect with us

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Himara s’është luftë Rama-Berisha, por kontrolli bregdetit nga Tirana apo Athina

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zhvillimet në Himarë thotë se beteja për këtë bashki nuk është një luftë Rama-Berisha, por kontrolli për bregdetin nga Tirana apo Athina. Në një intervistë për Report Tv në emisionin Studio Live, Spahiu tha se beteja bëhet për interesa ekonomike.

‘Konflikti në Himarë do të mbyllet kur Himara të kontrollohet nga Shqipëria dhe jo nga Greqia. Lufta në Himarë nuk është luftë për një individ. Nuk është luftë mes Ramës dhe Berishës por mes Shqipërisë dhe Greqisë kush kontrollon bregdetin që ka një rëndësi shumë të madhe ekonomike.

Për shkak të bregdetit lufta është zhvendosur në Himarës i mundësi e Greqisë për helenizimin e bregdetit dhe aspiratave për Epirin Verior. Shpresoj që në zgjedhjet e parakohshme kjo betejë të marrë fund.’- tha Spahiu për gazetarin Arbër Hitaj

Advertisement