Connect with us

Politike

Kreshnik Spahiu: Ja emri që do të vendosë Sali Berisha në krye të PD-së dhe si amerikanët ia dogjën planin ‘B’ që në vitin 2021

Analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim për gazetën “SOT”, Spahiu theksoi se amerikanët i kanë menduar me themel planet për të nxjerrë nga sistemi ish-kryeministrin Sali Berisha.

Spahiu shprehet se shpallja e Argita Berishës “non-grata” në vitin 2021 dogji planin “B” të Sali Berishës për t’ia kaluar partinë vajzës së tij. Nga ana tjetër, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë, ku shprehet se Edi Ramës i intereson që të ketë Berishën kryetar të PD, ose Argitën.

Sipas tij, Rama i ka dhënë vulën ose i ka shkelur syrin për t’i dhënë vulën se i intereson që të ketë një Berishë i cili sipas të gjitha ngjarjeve që do të ndodhin nuk do të jetë deputet i Parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë dhe po përgatit që kjo parti t’i trashëgohet vajzës.

Gjithashtu analisti Spahiu ka folur edhe për sulmet e opozitës ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Situata brenda PD

Unë kam një qëndrim definitiv që Lulzim Basha duhet të krijojë një forcë të re politike, të mati forcat me eksperiencën, grupimin, deputetët, si një formacion i ri. Kjo është një lojë më e ndershme, më e barabartë dhe i heq çdo lloj alibie Berishës kur të humbasë zgjedhjet në 2025-ën të mos ketë mundësinë që të thotë humba, por më kishin vjedhur vulën, selinë, buxhetin e partinë. Sali Berisha e ka sot PD, logon, ka atë parti që e mori me 1200 mijë votues dhe nëse humbet në 2025-ën, nuk ka më asnjë lloj justifikimi që të thotë se shteti e çau PD.

Është e qartë që qeveria ka interes të ketë një opozitë të përçarë, ashtu siç është e qartë që Sali Berisha nuk do e kishte marrë vulën pa vullnetin politik të qeverisë. E them këtë se vetë Berisha thotë se këto janë gjykatat e korruptuara të Edi Ramës, vetë Berisha thotë që këto janë organizatat kriminale të Edi Ramës.

Pyetja është se këto bandat e Edi Ramës, pse ia dhanë vulën Sali Berishës? Dikush mund të thotë që i takonte, por pse gjykata Britanike nuk ia jep të drejtën Berishës, pse gjykata e Parisit nuk ia jep të drejtën Berishës, pse gjykata e Uashingtonit nuk ia jep për Gërdecin të drejtën familjes Berisha? Pse Berisha fiton vetëm në Gjykata e Edi Ramës e humbet në Francë, Britani, Amerikë e çdo vend të botës.

Ai ka mundësi që u korruptoka Apeli i Anglisë dhe nuk u korruptoka Apeli i Shqipërisë. A ka mundësi të dali  një demokrat dhe të na e thotë? Dhe kjo ka vetëm një përgjigje se në qoftë se kjo është e vërtetë, Edi Rama atëherë i ka dhënë vulën ose i ka shkelur syrin për t’i dhënë vulën se i intereson që të ketë një Berishë i cili sipas të gjitha ngjarjeve që do të ndodhin, nuk do të jetë deputet i Parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë dhe po përgatit që kjo parti t’i trashëgohet vajzës.

Edi Rama ka interes shumë të madh që përballë të ketë një person ‘non-grata’, qoftë babain a qoftë të bijën. Duke patur të bijën e të atit lidere të opozitës, Edi Rama ndjehet shumë i favorizuar. Sipas llogarive të tij, Edi Rama ka përballë një person i cili është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Siç ju e dini, vetëm vajza e Putinit dhe e Berishës janë shpallur ‘non-grata’ dhe nuk mund të jetë lapsus se SHBA nuk bëjnë të tilla lapsuse në problemet familjare, të hyjnë në tre breza por e kanë bërë qëllimisht për të djegur planin B të Berishës. Sa i shpallën familjen ‘non-grata’, praktikisht përpara se të shpallnin atë sepse nuk donin të hapej praktika që Iliri ia lë gruan partisë, ky ia lë vajzën dhe del i marrjes peng i demokracisë dhe prandaj justifikuan se ka marrë peng shtetin demokratik me familjen e tij.

Çfarë ndodh këtu? Partia Demokratike, përmbysi komunizmin dhe ishte një aset që Amerika investoi në të, Britania, BE kanë kontribut ndaj saj. Nuk mundësh ta marrësh dhe ta kthesh në një biznes familjar sepse ti pengon zhvillimin e një partneri strategjik siç është Shqipëria dhe krijon probleme në rajon nëpërmjet ndikimeve që ka spiunazhi rus në vendin tonë”, deklaroi ai.

Sulmet e opozitës ndaj SPAK

Pritshmëria nga SPAK-u është shumë e lartë dhe kjo është sfida që ka sepse kur pritshmëria e publikut është shumë e lartë, rrezikon o të hysh në histori për sukses ose të dështosh shumë rëndë nëse nuk jep rezultat për ato çështje.

Ata të cilët pretendojnë që SPAK-u është i njëanshëm dhe po ngarkon opozitën më shumë, do i thoja se deri sot në qershor 2024 nuk rezulton asnjë dosje penale që Prokuroria Speciale të ketë dërguar për gjykim ndaj një subjekti i cili është i përfshirë në opozitën shqiptare.

Opozita po i bën një presion të jashtëzakonshëm SPAK-ut. Të ishe në një vend tjetër dhe të dilje të akuzoje për organizatë speciale dhe bandë kriminale SPAK-un, do përfundoje shumë keq.

Advertisement