Aktualitet
Kreshnik Spahiu: Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”
Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash” dhe duke ndarë përgjegjësitë.
Sipas Spahiut, kryetari i Partis së Lirisë do të distancojë veten nga e gjithë historia që SPAK po heton në lidhje me financimet e partisë dhe me kontrollet e serverave, ndaj ai, sipas juristit po aktron para drejtësisë.
“Ajo që ne mund të analizojmë sot, është fakti që ky debat ligjor mund të merret përsipër nga Monika Kryemadhi dhe ka një ndarje të përgjegjësisë, ndaj dhe unë nuk besoj shumë. Unë mendoj se ata janë më të lidhur se kurrë. Unë mendoj se ata politikisht nuk kanë debat me njëri-tjetrin. Mund të kenë dyshime, jo me rolin personal të secilit, por për njerëzit që kanë rreth e rrotull.
Unë nuk besoj se ky debat çon në çarjen e kësaj partie apo në krisjen e marrëdhënieve mes të dyve. E gjitha lidhet në funksion me çështjen penale. Ilir Meta do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e financimeve të partisë, të bashkëpunëtorëve, të atyre që lejojnë të kontrollohen serverat e partisë.