Connect with us

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Rama nuk e krijoj nga vetja shtetin bektashi por ja kërkuan …

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi arsyet që sipas tij, e çuan kryeministrin Rama në shpalljen e idesë së krijimit të shtetit bektashi në Shqipëri. Sipas tij, Ramës i është kërkuar kjo nga ndërkombëtarët.

‘Barazia e besimit janë perifrazuar në preambul. Shpallja e një shteti jo fetar por sekti prish balancat e harmonisë fetare. Edhe doktrina në bazën e tyre kanë Kuranin, thënien e profetit dhe 5 shtyllat e islamit. Krijimi i një shtetit, sekti fetar, qoftë brenda fesë islame, nuk bën gjë tjetër veçse vendos në pozita ta pabarabarta. Dhe në këtë kontekst prish balancat kushtetuese. Kam një pyetje? A fiton Rama personalisht, politikisht, si parti me këtë tezë? Çdo lider politik, edhe i një partie simbolike di të bëjë llogaritë dhe të sondojë se me një ide fiton apo humbet. Me këtë ide edhe socialistët janë kundër. Janë myslimanët, katolikët, ortodoksët, edhe vetë bektashitë dëgjova nga përfaqësuesit e Kryegjyshatës nuk kemi marrë pronat. Nuk na njohin tha në Kosovë as në Maqedoni, as pronat. Në gjithë këtë ide, Rama ka aq mjete që 99% e publikut në Shqipëri janë kundër.

Një kryeministër i cili është nga politikanët që punon më shumë me mediat dhe sondazhet, çfraë interesi ka Rama ti hyjë një sipërmarrje personale nëse humbet 80% të elektoratit. Është një forcë e jashtëzakonshme diplomatike që ia kanë sugjeruar Ramës për ta lançuar. A do ta implementojë Rama dhe do imponohet politikisht për ta realizuar. Apo thjesht ka bërë qokën diplomatike dhe do thotë populli nuk e do si ide. Dhe do justifikohet tek ata që ideja është e paimplementueshme dhe e ka si koncesion diplomatik.’

Advertisement