Connect with us

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Të gjithë mund të arrestohen, përveç këtyre 3 emrave

Kreshnik Spahiu thotë se më shumë gjasa ka të arrestohen të gjithë deputetët e Kuvendin të Shqipërisë, se sa Rama, Berisha dhe Meta.

I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV,  Spahiu u shpreh se ka një pakt që i mban të tre këto emra në politikë dhe nëse ky pakt thyhet, ata do të bien bashkë.

“E keni dëgjuar vazhdimisht të thuhet do arrestohet ky, do të arrestohet ai, në fund asgjë nuk ndodh dhe të gjithë janë të lirë. Jo vetëm ambasadorja Yuri Kim por edhe ambasadori Donald Lu, hodhi tezën e peshqve të mëdhenj, duke nënkuptuar arrestimin e zyrtarëve të lartë.

Asokohe u fol për arrestimin e Metës dhe Berishës. Pas 6 vitesh me gjithë zhurmën e krijuar, unë mund të them me plot gojën që mund të arrestohen edhe 137 deputetë por vetëm tre emra nuk do të arrestohen: Rama, Berisha dhe Meta.

Pakti është për këto të tre. Të tjerët janë të gjithë të parëndësishëm, vetëm këto të tre do t’i qëndrojnë paktit mes tyre. Unë mendoj që ditën që do të thyhet pakti, do të thyhet për të tre. Nëse do të bien, nuk do të bien një nga një, por të gjithë bashkë.

Mund të ndodhë që të ketë një presion ndërkombëtar që në bazë të ligjit të dekriminalizimit, të mos lejohet kandidimi i Berishës dhe Metës, për shkak të çështjeve penale që kanë. Por edhe sikur të mos lejohen Berisha dhe Meta të kandidojnë ata do ta udhëheqin nga tarraca grupimin politik. Nuk do të dalin kurrë në pension politik”, u shpreh Spahiu.

Advertisement