Politike
Kreshnik Spahiu zbulon “pazaret” e opozitës: PD do të jetë pjesë…
Kreshnik Spahiu zbulon “pazaret” e opozitës së Berishës: Pas dështimit të protestave, PD do të jetë pjesë e komisionit “Xhafaj”
Juristi Spahiu ka deklaruar se tashmë që Partia Demokratike ka dështuar me protestat dhe iu rikthye normalitetit në Parlament, sipas tij pritet të jetë pjesë e komisionit ‘Xhafaj”.
Ai thekson se si PD ashtu dhe PS, kanë synim të rivendosin kontakte me prokurorët, prandaj është shpikur ky mekanizëm si komisioni i posaçëm antikorrupsion.
Spahiu shprehet gjithashtu se tashmë SPAK dhe disa institucione të tjera janë më bashkëpunues me ndërkombëtarët sesa me ata shqiptarë.
“Kanë interes për të qenë pjesë e komisionit të kontaktit për frenat që mund të vendosin SPAK. Ka shumë që e konsiderojnë komisionin Xhafaj, mund të kemi një komision PD-PS. Nuk them që është komisioni anti SPAK. Tenton të vendosë kontakte me SPAK. Një nga veçoritë që përdorin amerikanët, është izolimi i prokurorëve. Qëllimi kryesor, nuk ka më tryeza ku marrin pjesë deputetë, prokurorë, ky është ngërçi i parë që ka PD dhe PS.
Kanë humbur lidhjet me prokuroritë. Pa kontakt nuk e josh dot, nuk e negocion dot. Hapi i parë është vendosja e urës. Pa kontakt nuk funksionojnë mënyrat për ta joshur. Po tentojnë të hedhin kulaçin, i thonë hajdeni të bashkëpunojmë, jemi kolegë duam t’ju ndihmojmë. Nëpërmjet bashkëpunimit i fusin në një ambient toksik dhe i fusin virusin. Prokurorët janë në një lloj karantine dhe i kanë nxjerrë jashtë kontrollit. Tashmë SPAK dhe disa institucione të tjera janë më bashkëpunues me partnerët ndërkombëtarë sesa me shqiptarë”, u shpreh juristi për “Report Tv”.