Aktualitet
Kreu i antimafias italiane: Shqiptarët po fitojnë lidership në trafikun e kokainës

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Dot.Michele Carbone në një prononcim për mediat, tha se kriminaliteti shqiptar po fiton terren gjithnjë e më shumë në Itali madje po fiton lidership dhe në trafikun e kokainës
Kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës e riciklon kapitalin që vjen nga ky aktivitet. Ne deononcojmë e informojmë për një rritje të aktivitetit kriminal shqiptar në Itali.
Ndërkohë mafia shqiptare e krimi organizuar shqiptar alarmues për sigurinë dhe ekonominë e BE, evidentohet në raportin e antimafias italiane për vitin 2024.
Raporti vjetor i Antimafias Italiane ka zbardhur dhe punën e aktivitetit investigues të rrjetit AT ON Network i ngritur më 2017 nga Komisioni Europian për një bashkëpunim efikas ndër agjencitë e policitë e vendeve europiane në luftën kundër mafias.
Ky raport në bazë në analizës së të dhënave investigative informon se pas mafias kalabreze Ndrangheta, krimi i organizuar shqiptar përbën 35% të peshës së kriminalizimit të ekonomisë e sigurisë e BE.
Ndrangheta është në vend të parë me 47% të nivelit të përfshirjes së klaneve mafioze në ekonominë europiane e pas mafias shqitpare renditet Camora me 21%, Cosa Nostra me 13% e grupet e strukturuara puglieze me 12%, raporton Syri.net.
Prej 1 shkurtit 2024 Drejtoria e Antimafias Italiane ka nisur një tjetër projekt bashkëpunimi me këtë rrjet europian me vlerë 2 milionë euro për të forcuar teknikat investigative e bashkëpunuese me partnerët.

