Bota
Kreu i FBI-së zbulon detajin shokues, çfarë e lidh atentatin e Trump me vdekjen e Kennedy
Personi që qëlloi drejt Donald Trump kishte kërkuar më parë në internet detaje rreth vrasjes së John F. Kennedy, ka thënë kreu i FBI-së ditën e sotme.
Drejtori i FBI-së, Chris Wray, i tha një komiteti të politikanëve amerikanë se Thomas Crooks “u fokusua” te Trump dhe tubimi i tij në Pensilvani nga 6 korriku.
Ai kreu një kërkim në Google ku shkruante “sa larg ishte Oswald nga Kennedy?”, dëshmoi Wray, duke iu referuar Lee Harvey Oswald, i cili qëlloi Presidentin amerikan të asaj kohe, John F. Kennedy më 22 nëntor 1963.
Atentatori Crooks u regjistrua për të marrë pjesë në tubimin e Trump në të njëjtën ditë kur ai kreu ato kërkime sipas kreut të FBI.
Wray tha se FBI ende nuk ka një motivit të qartë të 20-vjeçarit Crooks.
Më herët, hetuesit gjetën dronin e atentatorit, për të cilin Wray konfirmon se ishte fluturuar afër vendit të tubimit rreth dy orë përpara atentatit.