Sport
Kreu i FIFA-s takon Ramën, përurohet Shtëpia e Futbollit
Presidenti i Federtaës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka pritur sot në kryeqytetin shqiptar Presidentin e FIFA-S, Giano Infantino. Fillimisht, Infantino vizitoi stadiumin “Air Albania”, duke parë kështu nga afër një nga investimet e rëndësishme të futbollit shqiptar. Më pas, nuk mund të mungonte një takim me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.Pasdite, është planifikuar pjesëmarrja në evenimentin që do të mbahet në “Shtëpinë e Futbollit”.
“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti sot në Tiranë ku u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.Ai zhvilloi një tur në stadiumin “Air Albania” ku u njoh nga afër me kryeveprën e infrastrukturës sportive shqiptare dhe më pas u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.Në orën 18:00 Presidenti Infantino do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv” – Shkruan FSHF.