Aktualitet
Kreu i LRE është shprehur i gatshëm ta ndihmojë SPAK-un
Arian Galdini
Kreu i LRE është shprehur i gatshëm ta ndihmojë SPAK-un, pasi sipas tij shumë pyetje teknike të ngritura nga ai, meritojnë përgjigje për të zgjidhur problemet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. “1. A kryen Analiza pa u kryer kalibrimi i aparaturave? 2. A është numri i analizave shumë i ulët, 1 deri ne 2 analiza në muaj për 1 analist. (Kjo është e vërtetueshme nga dokumente që vetë AKBPM ka paraqitur në gjykatë.)
A është e vërtetë se afati i kryerjes së analizave zgjat nga 1 javë dhe deri në 8 muaj? Nëse ndodh kështu, atëherë për çfarë shërben kjo analizë kur bari mund të jetë ndërkohë në treg dhe për pasojë mund të paraqesë probleme “cilësia e barit” tek pacienti dhe ky i fundit mund të jetë dëmtuar? Nëse ndodh kështu, kush mban përgjegjësi? A nuk është krim i drejtpërdrejtë mbi shëndetin e qytetarëve? 4. Stafi që punon në AKBPM a është i trajnuar sipas lartësisë së përgjegjësisë profesionale, etike dhe ligjore? 5. A është e vërtetë se ka konflikt interesi sepse Shefat e Laboratorit vijnë nga Profarma?”, shkruan Galdini.
Më tej, kreu i LRE shton se: “Do t’ia hapim petët lakrorit? E nëse SPAK vepron, unë jam i gatshëm të ndihmoj me pyetje e ngritje dyshimesh të shëndetshme mbi punën në sektorin e Barnave dhe Farmaceutikës por edhe më tej në sistemin mizot shëndetësor shqiptar.
Këto pyetje meritojnë vëmendjen e SPAK, sepse asnjë nga këto pyetje nuk merr përgjigje nëse nuk hetohet mbi përfshirjen, autoritetin dhe rolin e 3 Ministrave të Shëndetësisë, nga Ilir Beqaj tek Ogerta Manastirliu e deri tek kjo aktualja”, deklaron Galdini.
Mesazhi i plotë i kreut të LRE-së Arian Galdini:
Disa pyetje për SPAK në lidhje me AKBPM – Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore:
I nderuar z. Dumani,
A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për mizorinë e sistemit shëndetësor shqiptar?
Ajeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për hetimin mbi krimet e mëdha dhe zullumin e tmerrshëm që po bën në Shqipëri Mafia Farmaceutike?
A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për AKBPM – Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore?
Ja disa pyetje publike sa për tia nisur hetimit?
AKBPM,
Laboratori I Kontrollit:
1 A kryen Analiza pa u kryer kalibrimi i aparaturave?
A është numri i analizave shumë i ulët, 1 deri ne 2 analiza në muaj për 1 analist.
(Kjo është e vërtetuaeshme nga dokumenta që vetë AKBPM ka paraqitur në gjykatë.)
A është e vërtetë se afati i kryerjes së analizave zgjat nga 1 javë dhe deri në 8 muaj?
Nëse ndodh kështu, atëherë për çfarë shërben kjo analizë kur bari mund të jetë ndërkohë në treg dhe pér pasojë mund të paraqesë probleme “cilësia e barit” tek pacienti dhe ky i fundit mund të jetë dëmtuar?
Nëse ndodh kështu, kush mban përgjegjësi? A nuk është krim i drejtpërdrejtë mbi shëndetin e qytetarëve?
Stafi që punon në AKBPM a është i trajnuar sipas lartësisë së përgjegjësisë profesionale, etike dhe ligjore?
A është e vërtetë se ka konflikt interesi sepse Shefat e Laboratorit vijnë nga Profarma? A mund të bëhet një hetim i përthelluar se çfarë ka bërë AKBPM me mbi 500 kg barna të skaduara të cilat kanë qëndruar nga 2017 në magazinë dhe deri në qershor 2021? A është e vërtetë se nuk dihet të ketë patur asnjë proçedurë për për këto 500 kg barna të skaduara???
A mund të bëhet një hetim i përthelluar sepse ndoshta situata mund të jetë akoma më e rëndë, e ndoshta ka dyshime serioze e fjalë se këto 500 kg barna të skaduara të jenë ripaketuar dhe shitur në treg për qytetarët në farmaci e Qendra Spitalore?
Është detyrë e AKBPM të inspektojë çdo depo farmaceutike e farmaci të rrjetit të hapur dhe rrjetit të mbyllur, pra spitalore dhe private.
Dhe shumë problematika e pyetje të tjera…
Por po qëndrojmë vetëm kaq për sot.
Do t’ia hapim petët lakrorit.
E nëse SPAK vepron, unë jam i gatshëm të ndihmoj me pyetje e ngritje dyshimesh të shëndetshme mbi punën në sektorin e Barnave dhe Farmaceutikës por edhe më tej në sistemin mizot shëndetësor shqiptar.
Këto pyetje meritojnë vëmendjen e SPAK, sepse asnjë nga këto pyetje nuk merr përgjigje nëse nuk hetohet mbi përfshirjen, autoritetin dhe rolin e 3 Ministrave të Shëndetësise, nga Ilir Beqaj tek Ogerta Manastirliu e deri tek kjo aktualja.
Faleminderit
Unë nuk do të hesht dhe kam ende shume pyetje e dyshime që do ti bëj publike.
Kaq.