Bota
Kreu i OKB: Bota është në një situatë për të ardhur keq
Bota është në një “situatë për të ardhur keq” për shkak të një sërë sfidash “të ndërlidhura” duke përfshirë ndryshimin e klimës dhe luftën e Rusisë në Ukrainë, tha kreu i Kombeve të Bashkuara në Forumin Ekonomik Botëror sot.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dha mesazhin e tij në ditën e dytë të mbledhjes së liderëve botërorë dhe drejtuesve të korporatave në Davos.
Ai gjithashtu veçoi ndryshimin e klimës si një “sfidë ekzistenciale” dhe tha se një angazhim global për të kufizuar rritjen e temperaturës së Tokës në 1.5C nuk po shkon si duhet.