Politike
Kreu i PL: Të ketë kujdes, kam 300 mijë si Vojo Kushi
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në drejtim të kreut të SPAK , Altin Dumani. Në një konferencë për mediat, ndërsa akuzoi Dumanin se është i kapur, Meta thotë se nuk ka bërë asnjë kërcënim ndaj tij. Por në mbyllje të deklaratës, për Dumanin tha se duhet të ketë kujdes se nga do ikë nëse vazhdon me veroime mafioze, ndërsa shtoi se PL ka 300 mijë si Vojo Kushi.
S’kam bërë asnjë kërcënim, nuk jam nga ata që kërcënojnë aq më tepër drejtësinë. Unë jam këtu për të mbrojtur pluralizmin politik, i cili është gjymtuar për shkak të kapjes së drejtësisë. Unë kam qenë i vetëm në një parlament 100% të kapar, lidershipi i opozitës 100% i shitur, përveç doktorit.
Në të gjitha betejat e mira Venecia, edhe pse në presione shumë të mëdha, shkeljet ishin aq flagrante sa vendosi në bazë të parimeve më të larta të demokracisë dhe mbajti krahun e presidentit që mbrojti kushtetutën. Të përdoret një institucion si SPAK për të marrë peng pluralizmin politik, ajo që ka ndodh me Berishën është përpjekje për të marrë peng PD, për të marrë peng PL. Këto nuk do ndodhin kurrë, kjo do jetë shumë e qartë. Do t’i japë fund pandëshkueshmërisë të shkojë t’i vërë hekurat Ramës.
Ca ndrite në këto 3 vjet, arrestoi drejtorët që të shpëtosh kryebashkiakun, arreston drejtorët që të shpëtojë ministrat. Ta ka thënë vetë Ahmetaj kush është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Ti s’ke fuqi t’i gjesh dhe s’të lënë t’i gjesh se je i kapur.
Ky që thërret gazetarët dhe i thotë se do bëjë çudira kundër Ilir Metës, duhet të shkonte atje te rruga e Ersekës, bie rruga e re. Unë njeri nuk kërcënojmë por unë jam Ilir Meta o superbudallenj, o super tarallakë, kudo ku jeni në politikë e SPAK. Ai të ketë kujdes se do ku do ikë nëse vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze…
Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq… Laraskat mund ti kapin por PL ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën.