Kronike
Kreu i ri i SPAK përplas Ramën dhe Kim

Lufta e përfolur në media mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim tashmë ka dalë në sipërfaqe.
5 ditë para zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme, Kim njoftoi se i ka takuar të gjithë anëtarët e KLP që kanë ekskluzivitetin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK dhe ka caktuar edhe kriteret që duhet të përmbushë drejtuesi i ri.
Sipas Kim, përzgjedhja duhet të jetë e pandikuar nga ata që duan të kufizojnë ose manipulojnë hetimet.
Përgjigjia i ka ardhur vetëm 30 minuta më pas nga kryeministri Edi Rama ku ka lëshuar një mesazh të qartë mbi trupën e KLP që sipas tij duhet të jetë e pandikuar në vendimmarrje si nga qeveria edhe nga opozita si dhe ambasada amerikane.
Nderkaq Rama thotë se anëtarët e KLP i japin llogari vetëm pasqyrës.

