Aktualitet
Kreu i SPAK Altin Dumani takim me dyer të mbyllura në DASH, pritet nga zyrtarë të lartë të Byrosë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Dumani do të takohet me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin e Shtetit.
Takimi në ambientet e DASH do zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ky takim është konfirmuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në agjendën ditore.

