Connect with us

Bota

Kreu i Wagner ra dakord të mërgonte në Bjellorusi, ish-drejtori i CIA-s paralajmëron

Ish-drejtori i përgjithshëm i CIA-s, David Petraeus, paralajmëroi Prigozhin që “të jetë shumë i kujdesshëm me dritaret e hapura”. Gjenerali në pension, i cili foli për CNN, me siguri po i referohej personazheve rusë që vdiqën në rrethana të paqarta, duke përfshirë edhe rënien nga dritaret. Për të ndaluar mercenarët e tij Wagner të marshojnë drejt Moskës, Prigozhin ka rënë dakord të shkojë në mërgim në Bjellorusinë fqinje, udhëheqësi i së cilës është një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin.

“Prigozhin i shpëtoi jetën, por ai humbi grupin e tij Wagner,” tha Petraeus. “Dhe ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm për dritaret e hapura në Bjellorusi, ku po shkon”, shtoi ai.

Shumë nga ata që kundërshtuan ose tradhtuan Putinin vdiqën muaj ose vite më vonë në rrethana misterioze, disa edhe pasi u larguan nga Rusia.

Advertisement