Connect with us

Bota

Kreu i Wagnerit drejton revoltën kundër Moskës: Jemi 25 mijë ushtarë gati për të vdekur

Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin u shpalli zyrtarisht luftë skalioneve ushtarake të Moskës. Ai ka bërë thirrje për “ndalim” të krerëve ushtarakë rusë pasi ai akuzoi trupat e rregullta për bombardimin e kampeve të luftëtarëve të tij me urdhër të ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke paralajmëruar një numër të madh vdekjesh. Themeluesi i kompanisë famëkeqe të mercenarëve rusë, Prigozhin, ka denoncuar se ushtria ruse ka kryer sulme me raketa në fushat e pasme të Wagner-it në zonën e Kurskut. Pas sulmit, Prigozhin njoftoi se do të eliminonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

“Ne jemi 25,000,” tha udhëheqësi i milicisë, duke u bërë thirrje rusëve, veçanërisht ushtarëve, që t’u bashkohen atyre dhe jo për të bërë rezistencë në atë që “nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie”. Përgjigja nga Moska ishte e menjëhershme: së pari, Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë të gjitha akuzat për sulme ndaj mercenarëve.

rupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

Gjatë natës Federata Ruse sulmoi kryeqytetin ukrainas dhe për shkak të një rakete që u godit në ajër, dy persona humbën jetën dhe tetë u plagosën.

Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.

Në përditësim…

Prigozhin: Në Rostov ne kontrollojmë selinë e ushtrisë dhe aeroportin

1685965973_wagner.JPGEvgeny Prigozhin njoftoi kontrollin e ndërtesës së selisë së ushtrisë nga vullnetarët rusë nga grupi Wagner, si dhe marrjen nën kontroll të aeroportit për të parandaluar uljen e avionit luftarak

Ora 07:51

Wanger i shpalli luftë, Moska: Po bëjmë gjithçka për sigurinë e Rostovit, s’është e vërtetë që e jemi futur në shtetrrethim

1687585930_fhh.JPGAgjencitë ruse të zbatimit të ligjit po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të rajonit të Rostovit.

Guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, ka reaguar pas pas njoftimit të kreut të grupit paramilitar Wagner, Yevgeny Prigozhin se po Federata Ruse po bën gjithçka për të garantuar sigurinë e Rostovit. Ai shkruan gjithashtu se nuk është e vërtetë se Rostovi është futur në shtetrrethim pavarësisht se fotot

Prigozhin bëri të ditur se kishte mbërritur në selinë e ushtrisë ruse në qytet, një qendër kryesore për sulmin e ushtrisë së Moskës në Ukrainë dhe marrjen e kontrollit të vendeve ushtarake, duke përfshirë një aeroport.

“Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të qarkut”. shkroi guvernatori rus duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme. Më herët, kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave për rajonin njoftoi se informacioni i përhapur në rrjetet sociale dhe mesazhet e çastit për futjen e një shtetrrethimi në rajonin e Rostovit nuk është i vërtetë.

Prigozhin: Wagner do të marshojë në Moskë nëse ministri Mbrojtjes nuk vjen në Rostov

1687589399_rt.JPG

Kreu i grupit mercenar Wagner ka kërcënuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse duke argumentuar se trupat e tij janë gati të marshojnë drejt Moskës nëse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjenerali Valery Gerasimov nuk pranojnë të takohen me të. “Kemi mbërritur këtu, duam të shohim shefin e shtabit dhe Shoigun. Nëse ata nuk vijnë, ne do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi drejt Moskës,” tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio nga Rostov. Vetë Prigozhin më vonë pretendoi se Gerasimov iku.

Advertisement