Politike
Krijimi i Komisionit të Posaçëm/ Meta: Rama kishte në dorë më shumë instrumente se Ramiz Alia që të luftonte korrupsionin, por…
Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e një Komisioni të Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se është një komision që legjitimon Rama-formën.
Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Të marrësh pjesë në një komision që legjitimon Rama-Formën… Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin, i ka pasur më shumë instrumente në dorë edhe se vetëm Ramiz Alia. Megjithatë bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin e tij”, tha ai.
I pyetur në lidhej me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Meta tha se ishte një akt kriminal i qëllimshëm që nuk ka asnjë justifikim.
“Akt kriminal i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim. Dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave e banditëve. Shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta.