Connect with us

Bota

“Krim i qëllimshëm dhe një zgjatje e luftës”/ Zelenskyy thirrje aleatëve: Zbatoni marrëveshjet e Parisit

Presidenti i ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas sulmeve të Rusisë gjatë natës. Në përgjigjen e tij të parë Zelenskyy, u ka kërkuar aleatëve të zbatojnë gjithçka që u ra dakord në Paris. Duke shkruar në Telegram, Zelenskyy thotë se Ukraina u godit nga më shumë se 800 dronë, 13 raketa, katër prej tyre balistike, shkruan BBC.

Duke cituar raportet se një grua 32-vjeçare dhe fëmija i saj dy muajsh u vranë në Kiev, Zelensky thotë: “Vrasje të tilla tani, kur diplomacia e vërtetë mund të kishte filluar shumë kohë më parë, janë një krim i qëllimshëm dhe një zgjatje e luftës”.

Dhe, pasi i ashtuquajturi “koalicion i të vullnetshëmve” u takua në Paris këtë javë për bisedime të mëtejshme mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, Zelenskyy u bën thirrje aleatëve të zbatojnë gjithçka që është rënë dakord.

Siç raportuam më parë, Vladimir Putin hodhi poshtë çdo sugjerim që aleatët e Ukrainës të dërgonin një forcë sigurie në vend, pasi të bihet dakord për një armëpushim me Rusinë.

“Bota mund t’i detyrojë kriminelët e Kremlinit të ndalojnë së vrarësh, e tëra që nevojitet është vullneti politik”, shkruan ai.

Advertisement