Kronike
Krim i rëndë në familje, bashkëshorti vret me kallashnikov gruan 40-vjeçare në fshatin Nënshat në Vaun e Dejës! Burri dërgohet i plagosur në spital
Krim i rëndë në familje, bashkëshorti vret me kallashnikov gruan 40-vjeçare në fshatin Nënshat në Vaun e Dejës!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nënshat të Bashkisë Vau Dejes. Burime për NTV bëjnë me dije se bashkëshorti ka vrarë me kallashnikov bashkëshorten 40 vjeçare. Mesohet se viktima është Xhuliana Topalli 40 vjeçe. I plagosur është edhe burri, i cili është dërguar në spital, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
VAU I DEJËS– Autori i vrasjes së 40-vjeçares Xhuliana Topalli e njëkohësisht bashkëshorti i viktimës ndodhet në spital. Mësohet se burri në fjalë ka qëlluar edhe veten me armë zjarri, pasi ka vrarë të shoqen.
Ai ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, por nuk është ende në gjendje të flasë për të dhënë detaje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Nënfshat të Vaut të Dejës, pasditen e sotme.