Connect with us

Politike

Krimet zgjedhore/ Policia kontrolle me urdhër të SPAK në banesat e përfaqësuesve të 4 subjekteve politike

Ende pa u mbyllur procesi i numërimit të votava, Policia e Korçës po ushtron kontrolle në banesat e përfaqësuesëve të 4 subjekteve partiake. Sipas raportimeve të para, kontrollet po kryehen me një urdhër të nxjerrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aksioni ka lidhje me një procedim penal për krime zgjedhore që kanë “çuar lidhjet” tek 4 subjekte politike të shtrira jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por mësohet se gjatë kontrolleve që po kryhen janë sekuestruar disa sende dhe telefona celularë.

Veprimet hetimore në Korçë po ndiqen nga një prokuror i caktuar nga SPAK për monitorimin e krimeve zgjedhore. Por edhe nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ende nuk ka asnjë komunikatë zyrtare lidhur me rastin.

Advertisement