Connect with us

Aktualitet

Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH sërish në Elbasan, takim me prokurorët dhe shefat e policisë

SPAK dhe BKH po zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Elbasanit në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Të pranishëm janë kryeprokurori Kreshnik Ajazi dhe prokurorë të tjerë, drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Fatmir Hoxha dhë nëndrejtori si dhe shefat e komisariateve.

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Kujtojmë se pak ditë më parë dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbarkuan në qytetin e Elbasanit. Angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit.

Advertisement