Connect with us

Kronike

‘Krimi Ekonomik’ bllokon peshkarexhën në Durrës me 30 mijë litra naftë

Krimi Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkur Durrës ka bllokuar mbrëmë një peshkarexhë me 30 mijë litra naftë kontrabandë. Gjatë intensifikimit të kontrolleve në funksion të zbatimit të ligjit, sektori i Krimi Ekonomik ka ndaluar dhe kontrollur peshkarexhën, ku ka konstatuar sasinë e naftës.

Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Materialet paraprake janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Në korrik të këtij viti, policia sekuestroi 80 mijë litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port, ndërsa shpalli tre pesona në kërkim.

Krimi Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkur Durrës vijon kontrollet intensive, duke u fokusuar tek mjetet lundruese.

….

Finalizohet plani operacional policor i koduar “Diesel 2”.

Evidentohen dhe goditen brenda pak orëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre rasteve, 2 prej tyre vëllezër.

Gjenden dhe sekuestrohen rreth 25 000 litra naftë, si dhe mallra të tjerë, të dyshuar të kontrabanduar.

Si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e PKK Port Durrës në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, ekipin monitorues të Guardia di Finanza dhe me specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar planin intensiv operacional të koduar “Diesel 2”, në kuadër të të cilit janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm dhe janë vënë në pranga shtetasit Sh. C., 43 vjeç dhe R. C., 41 vjeç, banues në Kavajë (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit me të cilën lundronin shtetasit e arrestuar. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën këta shtetas nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.

Në vijim të planit operacional të koduar “Diesel 2”, janë arrestuar edhe shtetasit A. R., 49 vjeç, banues në Fier dhe N. D., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Advertisement