Kronike
Krimi i dyfishtë brenda familjes, publikohen fotot
Mësohet se shtetasi Xhevit Sinani ka vrarë fillimisht bashkëshorten Zeqine Sinani në banesën e tyre dhe më pas ka ekzekutuar me sëpatë në vreshtin pranë shtëpisë, vëllain e tij Shaqir Sinani (65 vjeç).
75-vjeçari pak pasi kreu krimin ka telefonuar fëmijët e tij për t’u thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhain e tyre.
Ai më pas ka tentuar që të fshihet, por policia e ka kapur në tentativë për t’u arratisur. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë pas krimit, ku është bërë e mundur edhe ndalimi i autorit.
Sipas burimeve policore dyshohet se 75-vjeçari vuan nga depresioni, por kjo nuk është e konfirmuar ende.
Familjarë e autorit dhe viktimave kanë dhënë dëshminë e tyre për policinë duke u shprehur të tronditur nga ngjarja dhe kanë shpjeguar se nuk e dinë arsyen që e shty 75-vjeçarin të kryente krimin e rëndë.