Kronike
Krimi në Durrës/ Autori dhe viktima jetonin në një pallat, goditja me thikë në zemër i mori jetën 40-vjeçarit
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë sot në Durrës, ku një 40-vjeçar humbi jetën pas goditjeve me thikë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.
Autori i dyshuar, Arben Koçilja, 35 vjeç, goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Po ashtu ajo raportoi se viktima dhe autori jetonin në një pallat.
“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.