Politike
“Krimi Zgjedhor”/ SPAK aksion në Lezhë, shoqërohen disa zyrtarë për blerje votash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit Zgjedhor ka mësyrë në disa njësi administrative në Qarkun e Lezhës për të parandaluar krimin zgjedhor. Aksioni i fundit i SPAK vjen pas denoncimeve të Partisë Demokratike për të parandaluar krimin zgjedhor. Sipas “Syri TV”, janë shoqëruar në komisariat disa zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë kërcënuar banorët e zonës në këmbim të votave. Megjithatë për ngjarjen nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia.
Zyrtarët e shoqëruar:
1- Bashkim Lika – ish kryeplak ne fushë, Mamurras
2- Afrim Mema
3- Sabah Myftari
4- Klod Preçi – Punonjë – Bashkia Mamurras
5- Sham Preçi
6- Iris Menga – Punonjës Bashkia Mamurras
7- Dor Menga
8- Fran Menga
9- Rigels Lleshi
10- Bernard Pali
11- Rudolf Toma – Punonjës Bashki Mamurras
12- Simon Pernika
13- Artan Preçi – Kryetar Njësia Administrative Milot
Po ashtu, mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, agjentët e BKH zhvilluan kontrolle në disa zona të Shkodrës, përkatësisht në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Në lidhje me aksionin burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, ndërsa janë ndaluar disa të tjerë

