Connect with us

Bota

Kriptomonedha i sjell Trumpit dhe fëmijëve të tij 5 miliardë dollarë

Kriptomonedha e mbështetur nga familja Trump ka filluar të listohet në bursë, me një vlerë prej afërsisht 5 miliardë dollarësh në zotërimet e presidentit dhe fëmijëve të tij.

Familja Trump themeloi firmën e kriptomonedhave ëorld Liberty Financial (WLFi) në mes të fushatës së fundit presidenciale, duke ngritur pyetje në lidhje me konflikte të mundshme interesi, duke pasur parasysh se është një industri që ai duhet ta kishte rregulluar.

Vetë presidenti zotëron afërsisht 15.75 miliardë tokenë WLFi me vlerë mbi 3.4 miliardë dollarë, duke i bërë kriptomonedhat burimin më të rëndësishëm të pasurisë së tij.

American Bitcoin, kompania e minierave të kriptomonedhave e mbështetur nga dy djemtë më të mëdhenj të Presidentit Trump, Eric dhe Donald Jr., debutoi sot në Nasdaq pas përfundimit të bashkimit të saj me Gryphon Digital Mining.

 

 

Sipas një raporti të ëall Street Journal, aksionet do të tregtohen nën simbolin e tikerit “Abtc”. Eric Trump, Donald Trump Jr. dhe aksionarë të tjerë amerikanë të Bitcoin do të kontrollojnë afërsisht 98% të kompanisë së kombinuar.

Investitorët e Gryphon do të mbajnë pjesën e mbetur të aksioneve. “Ne jemi bërë emri më i njohur në botën e kriptomonedhave”, tha Eric Trump për Wall Street Journal.

Advertisement