Kronike
Kriptovalutat/ Kraja jep detaje nga operacioni i SPAK

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit për mashtrime me kriprovalutat. Kraja tha se operacioni është drejtuar nga EUROJUST dhe hetimi është shtrirë për një periudhë kohore prej një viti. SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shtetit ka më shumë se një vit që skemën abuzive të një grupi të organizuar kriminal në fushën e mashtrimit përmes kriptomonedhave. Të përfshirë 8 shtete, Suedi, Shqipëri, Finlandë, Gjeorgji, Gjemani, Letoni, Spanjë dhe Ukrainë. Në një hetim të përbashkët kundër një aktivitet kriminal të shtrirë në shumë shtete. Jemi të vendosur për ti hetuar këto aktivitete”, tha Kraja.
Operacioni që shkatërroi grupin e mashtruesve me kriptovalutat, kreu i ‘Guardia Civil’ në Spanjë: Bashkëpunimi solli suksesin

Manuel Martines, Shef i Guardia Civil në Katalonja, tha se ky operacion arriti suksesin për shkak të bashkëpunimi të frytshëm të institucioneve të të gjithë vendeve.
“Dua të falënderoj të gjitha autoritetet shqiptare, ashtu si edhe mediat e pranishme. Të transmetojmë suksesin që arritëm në kët6ë aktivitet të përbashkët mes policive të vendeve të ndryshme. Krimi i Organizuar nuk ka kufij dhe hetimi që zhvillohet nga trupa policore nuk kufizohet. Kemi arritur këtë rezultat duke u nisur nga viktimat spanjolle që zbuluan këta kriminelët. Bëhet fjalë për një operacion që shtrihet më tej sesa kufijtë e Shqipërisë. Është zhvilluar edhe në vend të tjera. Suksesi i operacionit është bashkëpunimi mes autoriteteve të vendeve të ndryshme”, tha Martines.
Operacioni me mashtrimin e kriptovalutave, Rrumbullaku: Sulmet kibernetike na imponoi ta trajtojmë krimin kibernetik me prioritet

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku e cilësoi si sukses punën e palodhur për operacionin e mashtrimit të kriptovalutave. Rrumbullaku theksoi se për shkak të sulmit kibernetik, krimi kibernetik trajtohet me prioritet.
“Pavarësisht se për mua është hera e parë që ne dalim bashkërisht në këtë ambient, për të prezantuar një punë të suksesshme s’është hera e parë që takoj krerët e saj. Që kur erdha në krye të policisë së shtetit u zotova të lë një klimë të pastër, pa korrupsion etj.
Sikurse është dhe ky operacion i vështirë që realizuam, jetojmë një kohë të vështirë globalizimi dhe ka bërë që krim të gjejë shtrirje kapilare në gjithë botën. Ne jemi në spinë për ta çmontuar atë. Bashkë me koleget e mi, jemi duke punuar për të rial kuar burimet tona njerëzore. Përshtatim strutkturat në këtë qëllim të ri. Fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë të posaçme .
Në këtë strukturë parashikojmë të rekrutojmë punonjës që të mbështesin të gjithë profilin profesional. Situata me sulmet kibernetike, na imponoi të trajtojmë krimin kibernetik me prioritet, për të krijuar strukturë të re.”- tha kryepolici.

