Connect with us

Aktualitet

Kritika botërore për veprën e Kadaresë: “Vepra e Kadaresë mund ta shkatërrojë botën tonë”

Emra të shquar botërorë, përherë e kanë çmuar veprën e Kadaresë.  Ndër vite ai është konsideruar si njëri prej shkrimtarëve më gjenialë:

“Bota e Ismali Kadaresë është një lloj anti-materie. Ajo mund ta shkatërrojë tonën. Vetëm se ndryshe nga ç’ndodh me grimcat elementare në fizikë, bota e tij plotëson tonën duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Richard Eder.

Më poshtë janë edhe disa vlerësime për veprën e Kadaresë:

Robert Elsie: “Shembulli më i mirë i kreativitetit dhe origjinalitetit në letërsinë shqipe, Kadare vazhdon të mbetet i vetmi shkrimtar shqiptar që gëzon famë ndërkombëtare”.

John Cerey: “Kadare ka krijuar hartën e një kulture, të historisë së saj, të pasionit të saj, të folklorit të saj, të politikës dhe të katastrofave të saj. Ai është shkrimtar universal, me një traditë me një traditë narracioni që e ka traditën që nga Homeri”.

Bruce Bawer: “Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë, në të gjitha gjuhët”.

Susha Guppy: “Ismail Kadarenë e kanë krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Orwellin, por zëri i tij është origjinal, universal, e prapë me rrënjët thellë në tokën tonë”.

Advertisement