Connect with us

Rajon

Kritikon ndërkombëtarët/ Kovaçevski: Kufijtë në Ballkan, një çmenduri

– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, teksa ka qenë i pranishëm në Forumin e Prespës për Dialog, ka kërkuar heqjen e kufijve në Ballkan. Për të, kufijtë janë vetëm burim i korrupsionit. Në video ai thotë shkurt e qartë se nuk kanë nevojë për atë që ai e cilëson si “kufi të çmendur”. Në fjalimin e tij ai ka adresuar kritika edhe për ndërkombëtarët, për të cilët tha se japin fonde për kufijtë, në vend që ti ndihmojnë në heqjen e kufijve mes vendeve në Ballkan.

Dimitar Kovaçevski u shpreh se shtetet e Ballkanit janë vendet e vetme që nuk kanë pasur kufi për 50 vite, e ndërsa tani, janë vendet e vetme që kanë kufi.

“Këta persona që janë të ulur në rreshtin e parë, që vijnë nga Gjermania, Franca. Ata kanë pasur kufi, tani ata nuk kanë kufi, ne kemi kufi! Kur ata kishin kufi, ne nuk kishim kufi dhe tani po na japin ndihmë, IPA fonde për kontroll më të mirë kufitar. Më japin para që t’i vendos në kufi, kjo është paradoks”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Advertisement