Kronike
Kriza ekonomike detyroi qeverinë të jepte nga rreth 100 mijë lekë

Që nga shpërndarja e naftës pa taksa, subvencione direkte për fermerët që kultivojnë në sera, grurë, bimë medicinale, blegtoria, peshkimi dhe bletaria në total për 2022 nga skema kombëtare sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë përfituar 49,000 fermerë. Fondi i shpërndarë në ndihmë të prodhuesve është 5,1 mld lekë.
Skema kombëtare në ndihmë të fermerëve shqiptarë nëpërmjet subvencioneve direkte hynë në fuqi në muajin shkurt të vitit të kaluar. Miratimi i tyre erdhi pas shfuqizimeve që qeveria u bëri skemave ekzistuese për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, siç ishte ajo e subvencionimit 6% të TVSH-së dhe vendosja e TVSh-së te inputet bujqësore që prej 2018-s kishin TVSH zero. Në 2021 zbatua për herë të parë skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët që vijoi zbatimin edhe vjet, duke përfshirë për herë të parë rimbursimin e akcizës dhe taksës të qarkullimit për fermerët që kultivojnë dru frutorë, arrorë dhe perime.
Vjet për herë të parë u zbatua edhe skema me subvencione për sektorin e peshkimit. Për rinovimin e anijes të peshkimit do të rimbursohet nga shteti 50% e totalit të investimit por jo më shumë se 20 mln lekë. Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7,250, 000 lekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë nga kjo skemë në 2022 janë financuar 150 anije me fond investimi me vlerë 700 mln lekë. Ndërsa 200 mln lekë është naftë e financuar për peshkatarët dhe janë ndërtuar 4 markata peshku.

