Connect with us

Kosova

Kriza në Kosovë, LVV-LDK bisedime pas perdeve/ Ramabaja: Edhe Kurti mban përgjegjësi

Analisti politik Sadri Ramabaja deklaroi se, pas dështimit të seancës për të zgjedhur një qeveri të re të Kosovës, racionaliteti në politikën e Kosovës “emigroi dhe u zhduk”.
Ai shtoi se nuk u arrit një marrëveshje midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarëve të caktuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se, sipas tij, aktorët politikë u përqendruan më shumë në interesat partiake sesa në interesat e qytetarëve.
“Racionaliteti ka kohë që ka emigruar dhe është zhdukur nga politika e Kosovës. Dhe kështu nuk u arrit një marrëveshje. E prisja, sepse kisha informacion se kishte pasur bisedime me disa deputetë të LDK-së dhe mendova se në fund të fundit, një grup që shpesh i referohet interesave të shtetit dhe qytetarëve do të tregonte përgjegjësi” – Deklaroi Ramabaja
Sipas tij, të gjithë mbajnë përgjegjësi për krizën aktuale.

“Të gjithë mbajnë përgjegjësi, por mbi të gjitha opozita, e cila na ka mbajtur në këtë gjendje për një kohë të gjatë. Edhe Kurti mban njëfarë përgjegjësie, sepse ai pati mundësinë të zgjidhte disa çështje që lidhen me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit më herët”, potencoi Ramabaja.

Advertisement