Connect with us

Rajon

KROACIA PO RREZON VUÇIÇIN/ Bërnabiç lëshon akuza të forta

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar Kroacinë për një plan që synon të parandalojë që Vuçiç të qëndrojë në pushtet.

Ajo sugjeroi se Kroacia po punon për rrëzimin e Vuçiç dhe përmendi se kjo përpjekje përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër.

Në një postim në X, Brnabiç theksoi se ishte interesant fakti që gjatë javës së fundit të fushatës presidenciale në Kroaci, po diskutonin shumë rreth presidentit të Serbisë.

Ajo komentoi gjithashtu deklaratën e kandidates për presidente në Kroaci, Ivana Kekin, duke e quajtur atë një shembull të “ndërhyrjes në punët e brendshme” të një shteti tjetër.

Brnabiç vazhdoi të nënvizonte se nëse Kroacia po e pranon hapur se largimi i Vuçiçit nga pushteti është interes strategjik për ta.

“Nëse Kroacia po e pranon kaq hapur se mosqënia e Vuçiçit në pushtet është interesi i tyre strategjik, atëherë kjo nënkupton drejtpërdrejt se ata po bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë. Kjo do të thotë se ata as nuk e fshehin se mbështesin rrëzimin e tij (një rrëzim  të dhunshëm dhe jodemokratik, pasi ai ka absolutisht mbështetjen e shumicës në mesin e popullit në Serbi)”, vuri në dukje Brnabiç.

Të shumta kanë qënë reagimet e Brnabiç në rrjette sociale duke mbrojtur presidentin e duke sulmuar Kroacinë.

‘Nëse është për burg – ai meriton një dënim të përjetshëm. jam dakord. Megjithatë, nuk besoj se do të keni sukses në realizimin e interesave strategjike të Kroacisë. Vështirë se do t’ia dilni mbanë të shfuqizoni demokracinë dhe shtetin ligjor në Serbi, sado që të përpiqeni.”, ka shkruar Brnabiç në rrjetin X.

Advertisement