Connect with us

Aktualitet

Kroçiera ‘Nautica’/ Durrësi mbushet me amerikanë

527 turistë amerikanë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.

Gjatë ditës turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se kroçera ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Porti i Sirios(Greqi) drejt Durrësit. Anija turistike po kryen një tur lundrimi në 9 porte të Adriatikut dhe Jonit, kryesisht në Itali, si dhe në tre porte të Greqisë, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Anija me gjatësi 180 metra dhe flamur të ishujve Marshall u akostua në kalatën 5 sot në orën 7.30 dhe se në mbrëmje do të lundrojë drejt Dubrovnikut, Kroaci.

Advertisement