Aktualitet
Kruarja e kokës/ Pse mund të jetë duke ndodhur
Kruarja e kokës mund të nxitet nga shumë faktorë, të njohur apo jo. Disa nga këta faktorë janë:
Zbokthi
Kruarja e kokës është një tregues i zbokthit, grimcave të bardha të lëkurës. Zbokthi shfaqet si pasojë e një reagimi të tepruar të trupit ndaj mykut në lëkurë. Dermatologët thonë se zbokthi shfaqet edhe si pasojë e ndryshimeve të motit, stresit dhe sheqerit të tepërt.
Alergji
Nëse keni lyer flokët dhe ju kruhet koka, atëherë ky mund të jetë një reagim alergjik. Skalpi është shumë i ndjeshëm ndaj shampove apo bojrave të flokëve.
Psoriazë Ose Ekzemë
Kruarja e kokës mund të shkaktohet edhe nga ekzema apo psoriaza, dy sëmundje inflamatore të lëkurës. Psoriaza është njësoj si zbokthi, por grimcat janë më të mëdha dhe të kuqe.
Djersa Dhe Papastërtitë
Vajrat natyralë dhe papastërtitë në skalpin e kokës nxisin ndjesinë e kruarjes. Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë larjen e kokës një herë në dy ditë. Nëse kryeni aktivitet të rregullt fizik, mund ta lani kokën çdo ditë sepse edhe djersa shkakton kruarje.
Myku
Myku është ndryshe nga zbokthi, por njësoj si ai shoqërohet me kruarje. Myku në skalp dhe në flokë shkaktohet nga lagështia e vazhdueshme.
Kapja e Flokëve
Nëse i mbani flokët të lidhura me një llastik do të përballeni me rënien e flokëve dhe kruarje të kokës. Stilimi i flokëve është një proces që detyron flokët dhe nervat e muskujt të marrin një drejtim të padëshiruar. Kjo është arsyeja përse kur i lëshoni flokët, ju kap dëshira të kruani kokën.
Burimi: Akademia Amerikane e Dermatologjisë
Aktualitet
Gazetari: Djali i ish-kryeministrit, një nga personazhet e dosjes “Xibraka”
Gazetari Spartak Koka dha dje detaje nga dosja Xibraka. Ai u shpreh se nuk ka vetëm një person të paidentifikuar nga hetimi i kësaj çështje. Një prej tyre, sipas tij është edhe djali i një ish-kryeministri të kohës së komunizmi i cili ka njoftuar Genci Xhixhën se policia kishte ndërhyrë në Xibrakë.
“Kjo çështje mesa na rezulton të paktën ne që e kemi ndjekur nuk ka vetëm një person të paidentifikuar hetimi i kësaj çështjeje. Ka disa persona të tjerë të paidentifikuar. Një prej personave të paidentifikuar në hetim është ish-djali i një ish-kryeministri të kohës së komunizmit. E ke me letra, e ke me numër telefoni aty i cili ka qenë personi që ka njoftuar Genci Xhixhën që policia të paktën në transkriptimet e bisedave, i cili e njoftonte se policia kishte ndërhyrë në Xibrakë”, tha gazetari.
Më tej ai shtoi se “Sipas dokumenteve del i paidentifikuar. Po të fusësh numrin e telefonit dhe të dhënat e tjera të lidhura me përgjimin del se është djali i ish-kryeministrit të kohës së komunizmit, unë po rezervohem tek emrat për t’ua thënë. E keni me transkriptim i cili thotë…
Koka tregoi edhe disa prej personave të paidentifikuar që në dosje dalin me nofka.
Aktualitet
Artan Hoxha zbulon si ranë në rrjetën e SPAK drejtorët e Veliajt
Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës nga SPAK. Hoxha zbuloi se drejtorët e Veliajt komunikonin në një aplikacion sekret, të cilin e kishin programuar në mënyrë private dhe aty flisnin për aktivitete korruptive. Sipas Hoxhës ky rrjet është gjetur nga SPAK në telefonin e njërit prej drejtorëve të arrestuar.
“Çështja ka nisur në prill 2023. Pas zgjedhjeve ka depozituar zoti Këlliçi kallëzim. SPAK i ka marrë të dyja kallëzimet dhe ka vijuar punën. Sot janë arrestuar dy drejtorë dhe ka akuzë tjetër për një të arrestuar, Taulant Tusha. Dy drejtorët janë drejtori i Ujësjellësit, Redi Molla. Tjetri është drejtori i IMT, Mariglen Qato. Janë dy drejtorët më të rëndëishsëm. Ka patur masa sigurie më të buta për gjashtë zyrtarë të tjerë, këta që kanë hedhur firma. Këta që kanë ngritur skemën dhe janë përfituesit, janë tre drejtorët e bashkisë.
Ishte një staf i ngushtë i Bashkisë, kupola drejtuese që përdornin një rrjet të kriptuar. Kjo është gjëja e veçantë. Nëse kemi folur për Sky dhe Encro, sot ka programues që bëjnë rrjet për të komunikuar personat. Ky rrjet i kriptuar është kapur dhe ky është filli nga ku SPAK ka filluar të shqepë historinë. Ky rrjet nuk ka shërbyer vetëm për aferat korruptive, por mund të na tregojë edhe për zgjedhjet“, tha Hoxha.
Aktualitet
“Janë shqetësuar se ka dalë bisha (SPAK) nga kafazi dhe do bëjë kërdinë”
Gazetari Arjan Çani tha se sipas atyre që ende janë në kuadër të thashethemeve mazhoranca dhe opozita synojnë të kufizojnë disa kompetenca të SPAK.
Sipas tij, me gjithë direktivat amerikane që kërkojnë të mos shkelet vija e kuqe, mirë do të ishte që SPAK të zbutej pak dhe parlamenti me gjithë të metat e veta, i ka kompetencat ta bëjë këtë.
“Janë thashetheme që qarkullojnë. Nuk e di nëse Rama si i plotfuqishëm në këtë vend ka në mendje t’i zbusë pak, amerikanët duhen marrë me rezervë, janë prapa ata, por ndoshta jo gjithmonë, se parashikojmë dot.
Aktualitet
Bushati: Gaz Bardhi nuk dha asnjë provë që Olsi Rama është përfshirë në trafik droge, por SPAK të hetojë
Andi Bushati, i ftuar në një emision, ka folur për akuzat e rënda të Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, se ai ka lidhje me trafikun e drogës dhe laboratorin e Xibrakës.
Bushati tha se Gazment Bardhi nuk solli prova për përfshirje të Olsi Ramës në trafikun e drogës, por tha se kjo çështje duhet hetuar nga SPAK, për shkak se ka indicie dhe dyshime.
Këtu kemi një debat, Gaz Bardhi thotë Olsi Rama është përfshirë në trafik kokaine. Dëgjuam që Olsi Rama tha që janë shpifje, thotë mund të kem udhëtuar por nuk kam lidhje dhe këtu mbaron kjo çështje. E lexova me vëmendje, mund të jem edhe subjektiv për hir të së shkuarës.
Ky i paidentifikuari, është i njëjti person që ka përdorur makinën e famshme. Bardhi dha edhe nja dy momente, që nuk ishin shumë bindëse. Tha në ditën që kolumbianët do të vinin, Olsi Rama doli jashtë, por në atë ditë mund të kenë dalë shumë shqiptarë jashtë.
Kemi një fakt, që ky person i dyshuar, i paidentifikuar që përdor të njëjtën makinë si trafikantët, kur vjen puna, vendimi i Gjykatës së Apelit që i ka dënuar të tjerët, thotë policia e dekonspiroi operacionin. Ky është vendim gjykate. Dhe dekonspirimi nuk bëri të mundur identifikimin e personave të tjerë.
Gaz Bardhi sot nuk na dha prova, që Olsi Rama ka marrë thasin me kokainë dhe ka shkëmbyër para. Por na dha indicie që prokuroria duhet të merret me këtë çështje. Pra këto dyshimet janë të mjaftueshme që familjari i një njeriu tepër të pushtetshëm të hetohet. E vetmja gjë që kemi të çertifikuar, që kjo dosja me fraksion nuk mund të rrijë më nën shalët e prokurorëtve”, tha Bushati.
Aktualitet
Dyrnjaja rrëzon akuzat ndaj Olsi Ramës: Po e përdor Bardhi për t’u bërë lider
Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, si të përfshirë në grupin e kokainës në Xibrakë, 10 vite më parë, u shpreh i bindur se vëllai i kryeministrit nuk është përfshirë, ndryshe do ta nxirrnin autoritetet gjermane, ndërsa Bardhi e bën sot për të fituar politikisht.
“Është një hetim shumë i mirë i prokurorisë dhe është një hetim i bërë nga gjermanët. Ata nuk do ta kursenin se nuk do të kishin interes. Është një tablo që po përdoret politikisht.
E ka bërë Berisha prej 10 vjetësh e ka larë dhe tharë.
Pse po e bën Gazment Bardhi sot? Unë them se Gazment Bardhi po kërkon të bëhet lidership politik”-tha Dyrnjaja.
-
Kosova21 hours ago
Mali i Zi votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, Abazoviç tregon arsyen
-
Pinknews21 hours ago
Heidi dhe Romeo të fshehur shkëmbejnë puthje pasionante, çfarë nënkupton shkelja e syrit nga banorja
-
Pinknews20 hours ago
Banorëve u shfaqet deklarata e Ledjonës se kë sheh fituese, banorët ironizojnë Eglën: Erdhi…
-
Kronike21 hours ago
E zuri poshtë një ngarkesë që peshonte mbi një ton, humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali (EMRI)
-
Pinknews23 hours ago
Kërcim sensual mes vajzave te ‘Ferma Vip’, ja cili fermer i bashkohet perfomancës
-
Kosova5 hours ago
Kosova anëtare e NATO-s, bashkë me Ukrainën, Vuçiç kërcënon
-
Pinknews24 hours ago
“Mos të vi aty brenda…”/ Elgit Doda reagon pas deklaratave të Meritonit për Romeon dhe Klea Hutën
-
Aktualitet21 hours ago
Akuzohet për shpërdorim detyre, ish-Sekretari i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj shpallet…