Aktualitet
“K*rvëria e shtetit vazhdon”, vajza e Lasgush Poradecit: Kam 32 vite gjyqeve, si duhet të sillem unë???
Vajza e shkrimtarit të madh Lasgush Poradeci, Maria, në një postim në rrjetet sociale, ka zbuluar peripecitë e saj me sistemin e drejtësisë, për përfitimin e një prone të familjes në lagjen 1 Maji të qytetit të Pogradecit. Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, e vrasjes së gjyqtarit, Poradeci shkruan se prej 32 vitesh endet në dyert e gjykatave, ndërsa prona e saj është shfrytëzuar nga një lokal për qëllime fitime. Sipas Marie Poradecit, mbi truallin e familjes së saj, është ngritur kopshti i një lokali, si dhe një pistë vallëzimi, të cilën ajo e ka blerë në ankand, duke qenë se gëzonte të drejtën e parablerjes. E megjithatë ende sot nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare nga ana e sistemit të drejtësisë.
Postimi i Poradecit
Per nje cope toke te lulishte “1 Maji” ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme…. kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok. Une gjyqeve AI “pronari” i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon…. Tridhjetedyvjet —- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!
Ditën e hënë, Elvis Shkambi qëlloi për vdekjen gjyqtarin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, pasi ky i fundit dha një vendim kundër familjes së tij, që vijon të jetë një mollë sherri për dhjetra familje në qytetin e Shkodrës.