Politike
Kryebashkiaku i Tiranës dërgohet me urgjencë në spital e Durrësit, detajet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ka kryer disa analiza mjekesore.
Erion Veliaj u dërgua në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë 6 muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg nga pesha trupore.
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.
Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë, përfshirë sipërmarrësin Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut.

