Connect with us

Politike

Kryemadhi: Fëmijët e mi kanë hapur biznes, por s’po i ecën se i paragjykojnë

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e fëmijëve të saj dhe për biznesin që ata kanë nisur në fushën e pasurive të paluajtshme.

Në një intervistë  nën moderimin e Pranvera Borakajt, ajo zbulon se të tre jetojnë me të në Shqipëri dhe se kanë krijuar një startup që synon të institucionalizojë një platformë dixhitale për pronat, ku përdoruesit mund të shohin të gjithë historikun ligjor të pasurive.

Sipas Kryemadhit, platforma është ndërtuar në 15 gjuhë të botës dhe është menduar si një mundësi marketingu për tregje rajonale dhe ndërkombëtare.

Deputetja u ndal edhe  tek vështirësitë që ata kanë përjetuar të cilët, siç thotë ajo, janë diskriminuar për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës.

Ajo thotë se çdo gjë që hapet, regjistrohet në emrin e tyre, mediat e nxjerrin si pastrim parash. Deputetja u shpreh se djalin e sheh më shumë të përfshirë në politikë.

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: Janë kthyer. Punojnë  këtu.

Borakaj: Jetojnë me ty?

Kryemadhi: Jetojnë me mua. Kanë hapur një biznes të tyrin. Është shumë e vështirë sepse njerëzit këtu janë shumë diskriminues për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës.

Borakaj: Çfarë biznesi kanë?

Kryemadhi: Ata ndërtuan një start-up sa i përket Real Estate, për të institucionalizuar një faqe të vendosjes së gjithë pronave në site, ku duhet të shikosh gjithë historinë e pronave. Është në 15 gjuhë të botës dhe mund të shërbejë edhe për marketing, jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera. Më pas ndodhën edhe këto ngjarjet familjare,  dy 25-vjeçarë me babanë në burg, prindërit të divorcuar, një shtëpi të sekuestruar, një gjyshe që është prapë nën hetim. Pra, një familje që emocionalisht nuk e përballon dot. Çdo gjë që hapet dhe  regjistrohet në emrin e tyre, mediat nxjerrin pastrim parash.

Borakaj: Kush i ngjan më shumë Monikës?

Kryemadhi: Era. Bora është si Iliri,  racionale dhe shumë e përgjegjshme.

Borakaj: Kë shikon në politikë nga të tre?

Kryemadhi: Besarin. Edhe pse ka qenë më i tërhequri, Besari bën analizën e gjërave në mënyrë shumë të ftohtë.

Advertisement