Politike
Kryemadhi flet për Metën: Më mungon, pa të s’do isha kjo që jam

Monika Kryemadhi deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe portalet e financuara prej tij.
Kryemadhi tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.
“E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rusë. Që është një gjyqtar tek gjykata e Tiranës që nuk merr përsipër provat dhe thotë nuk di shqip, nuk e lexon televizionin. Dhe atij i bëjnë presion me vëllain që e ka për veting dhe i thanë a do rrish urtë që të bësh kështu si themi ne, se ike dhe ti. Gentian Meta nga Lezha është’, – shtoi Kryemadhi gjatë bisedës.
Ajo u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.
‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ përfundoi Monika Kryemadhi. Ajo e quajti Metën heroin dhe babain e fëmijëve të saj.
“A e ndiej mungesën e Ilir Metës? Po patjetër. Ai është babai i fëmijëve të mi dhe është heroi im. Unë pa Ilir Metën s’do isha kjo që jam” – tha ajo.

