Connect with us

Aktualitet

Kryemadhi ironizon Metën: Më kishit lënë pas 15 vetash për të folur

Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Monika Kryemadhi mbajti një fjalë të shkurtër në Konventën Kombëtarë të kësaj partie.

Që në nisje të fjalës së saj, Kryemadhi tregoi pakënaqësi për faktin se ishte lënë jo në radhët e para të listës së personave për të folur. Lidhur me 5 prioritete e prezantuara, Kryemadhi tha se në fakt janë të njëjtët me ato kanë qenë që në themelimin e LSI-së.

Një koment Kryemadhi e pati edhe për nepotizmin, teksa tha se po bëhet propagandë pasi brenda një partie politike vlerë ka vota.

“Më falni për vonesën, por në axhendë isha pas nja 15 vetash për të folur edhe lëviza 2 min, nuk e dija që isha spostuar në listë. Nuk dua të zgjatem, as të shtoj asgjë nga ata që thanë parafolësit aq më tepër 5 prioritete e PL që janë prioritete kryesore që i kam patur që në themelimin e LSI-së dhe që do i kemi gjithmonë. Unë nuk kisha ndërmend të flisja, por deri sa isha vendosur në axhendë i qëndroj 2 propozimeve të mia. I pari për buxhetimin e buxhetit të grave që do kandidojnë për deputete apo këshill bashkiak. Propozimi i dytë, për nepotizim i qëndroj që të mos bëhet propagandë me nepotizmin sepse në parti nuk ka të bëjë nepotizmi. Në pushtet emërohesh me nepotizëm. Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha që t’i shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë për anëtarësim në forumet drejtuese të partisë individë në konflikt interesi”, u shpreh ajo.

Advertisement