Connect with us

Politike

Kryemadhi: Jam në hetim pasuror, do përballem edhe sikur kryetar i SPAK të jetë Rama

Monika Kryemadhi ka pranuar se është në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, ajo tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, hetimi ndaj saj nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.

“Çështja e inceneratorëve me dokumentet që unë i kam çuar SPAK, ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar për 3 inceneratorët. Me çështjen e dherave jo vetëm SPAK, por edhe antidroga, gjen paratë e drogës që janë hedhur. Kanë mundësi të gjejnë ku paratë e drogës janë injektuar.

Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën, nga maja e saj, dhe them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë, është ideatori.

Nëse denoncimet e mia nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, nuk do të ishim në hetim pasuror dhe nuk më shqetëson pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur. Dihet se çfarë shtëpia ka Monika. Në shtëpinë e Kryemadhit kanë hyrë të gjithë politikanët. Erion Veliaj shpërndan fjalët, do ta kryejë SPAK. Nuk bashkëpunoj për SPAK-n, po për veten time”- tha Kryemadhi.

Duke u ndalur tek vota e mazhorancës që i hoqën imunitetin Sali Berishës, e për rrjedhojë iu hap rrugë SPKA-ut për masën e arrestit ndaj tij, Kryemadhi u shpreh se e kishte të pamundur që të votonte, për shkak të gardistëve që ndodheshin në seancën plenare.

Deputetja tha se drejtësia në rastin e Berishës ka vepruar me dy standarde e se masa është marrë një mënyrë të paligjshme, megjithatë ajo është e mendimit se vetë do të përballej me drejtësinë, qoftë edhe Rama të ishte kreu i SPAK.

Për Kryemadhin kjo përplasje që po ndodh mes Sali Berishës dhe drejtësisë është një kauzë e mirë për të bashkuar opozitën

“Isha në Kuvend. Nuk arrije dot të votoje. Unë kam hyrë e para. Jam kundër çdo konfrontimi me gadistët. Marrin urdhërat e eprorëve të tyre. E gjithë salla ishte e mbushur me gardistë. Deputetët e PD-së ishin në kafe. Sapo filloi u kontrolluan.

Arsye për të pasur dhunë nuk do të kishte. Bardhi i kërkoi kryetares të largoje gardën. Çfarë diskutimi do të bëhej. Në vend të shufrave të hekurit ishin gardistët. Nuk ishte seancë dosido. Hiqej imuniteti i një ish-kryeministri, nuk ishte një seancë hajt se po kaloj.

Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme nga SPAK-u për të krijuar handikap ligjor. A e ka bërë në dijeni SPAK-u? Është një lloj kambanë që tregon sa të vështirë e ka edhe drejtësia për të vepruar nga një qeveri që e intimidon.

Është marrë në mënyrë të paligjshme masa ndaj Berishës. Për mendimin tim deputeti s’ka nevojë të ketë imunitet. Nëse është lojë e SPAK dhe GJKKO se ka probleme me drejtësinë nga ana tjetër, mendoj se i dha argumentin dhe shumë juristëve dhe ndërkombëtarëve që kanë qenë skeptikë për Reformën në Drejtësi, kërcet.

A është bërë të cenohet Reforma? Pse përdorni 3 standarde. Drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard.

Rama se lë Bashën të bashkohet me PD-në. Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet brenda! Ka bërë shumë gropa. Kanë rënë shokët por do bjerë më shumë vet.

Për mua edhe Edi Rama të jetë kryetar i SPAK jam për tu ballafaquar me drejtësinë. Nëse beteja ime nuk është me prokurorët apo gjyqtarët, çdo gjë është e shkruar. Ka shumë sy që vëzhgojnë.

Mund të të vijë të të marrë prokurori. Berisha ka sakrifikuar veten e tij, familjen e tij për të legjitimuar një sistem ku ne jemi sot.

Arbër Malltezi është i burgosur politik për mendimin tim. Sali Berisha ka sakrifikuar të ketë një kauzë”- tha Kryemadhi.

Advertisement