Bota
Kryeministri polak: Jam pro dënimit me vdekje
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka bërë një deklaratë të papritur ku u shpreh pro dënimit me vdekje dhe pranoi se nuk ndante pikëpamjen e Kishës Katolike për këtë çështje.Moraëiecki, një katolik praktikues, i bëri komentet të hënën gjatë një sesioni publik pyetje-përgjigje në Facebook.
Polonia e hoqi dënimin me vdekje në vitin 1997, pasi përfundimit të epokës komuniste dhe po përgatitej për t’u bashkuar me BE. Në vitin 2013, presidenti i atëhershëm i Polonisë, Bronislaë Komoroëski, nënshkroi ligjin që ratifikonte legjislacionin që parashikonte heqjen e dënimit me vdekje në çdo rrethanë siç përcaktohet në Protokollin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Polonia ishte një nga vendet e pakta që i përkiste Këshillit të Evropës që ende lejonte dënimin me vdekje për të dënuarit për krime lufte. Ratifikimi ishte bërë me nxitjen e BE-së pasi Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës kishte thirrur vendet që nuk kishin respektuar ende Protokollin 13, të miratuar në 2002, për t’i nxitur ata të nënshkruanin marrëveshjen.