Connect with us

Bota

Kryeministri Sunak shkel kodin e sjelljes në Parlament, hetohet nga…

Kryeministri britanik Rishi Sunak po hetohet nga Komisioneri Parlamentar, pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes në Parlament.

Mediat e huaja shkruajnë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids.

“The Mirror” thotë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids.

Një përditësim në faqen e internetit parlamentare tregon se hetimi ka të bëjë me paragrafin gjashtë të kodit të sjelljes së deputetëve ku theksohet: “Anëtarët duhet të jenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë në deklarimin e çdo interesi përkatës në çdo procedurë të Dhomës ose komisioneve të saj, dhe në çdo komunikim me ministra, anëtarë, zyrtarë publikë ose mbajtës të funksioneve publike.”

Advertisement