Policia Rrugore ka gjobitur disa drejtues mjetesh me gjoba që variojnë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë të rinj.
Shkak për këto gjoba janë bërë manovrat e rrezikshme në rrugë të këtyre drejtuesve të mjeteve.
Policia ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të ecin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Njoftimi:
Kryenin manovra të rrezikshme me automjet, procedohen me masë administrative drejtuesit e tyre.
Policia Rrugore e Tiranës pas disa denoncimeve të ardhura nëpërmjet rrjeteve sociale, për disa drejtues automjetesh që kryejnë manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit, ka organizuar punën për kapjen e tyre duke intensifikuar kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar automjetet që shfaqen në video dhe ndaj drejtuesve të tyre janë vendosur masat administrative 40,000 lekë të rinj referuar nenit 139, si dhe 10,000 lekë të rinj, referuar nenit 146 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit.
#udhëtomejetënnëmendje
#zbatorregullat
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP shpejtësi alkoolcelular