Connect with us

Politike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nesër në GJKKO për të kërkuar lirimin, ja kërkesa e paraqitur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili që prej muajit shkurt ndodhet në izolim në burgun e Durrësit, do të dalë sërish këtë të hënë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Përmes avokatëve të tij, Veliaj ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar si garanci edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Më herët, përmes përfaqësuesve ligjorë, Veliaj ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg”, por deri më tani nuk është caktuar ende një datë për shqyrtimin e çështjes dhe përbërjen e trupës gjykuese.

Advertisement